Arbër Hajdari ndan lajmin e gëzuar, i gjendet shtëpia “Taramales” së vogël

Arbër Hajdari ndan lajmin e gëzuar, i gjendet shtëpia “Taramales” së vogël

275
0
Shares

Xheison i emisionit për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”, së shpejti  pritet të zhvendoset me familjen në Tiranë. Jeta e tij do të ndryshojë, ndërsa për vogëlushin është ndërmarrë nisma për të mbledhur fonde në mënyrë që të sigurojë një shtëpi.

Së shpejti ai do të jetojë në një banesë në Tiranë, e këtë lajm e ka konfirmuar gjatë spektaklit themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.

Kontributi për t’i ardhur në ndihmë Xheisonit dhe familjes së tij ka nisur që nga java e kaluar. Vetëm në një javë, llogaria ka kaluar më shumë se 15 mijë euro, dhe çdo ditë kjo shifër rritet.

Drejtori ekzekutiv i “Fundjavë Ndryshe” ka shprehur falenderimet ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për të ndihmuar Xheisonin, dhe familjen e tij: “Shtëpia e Xheisonit është gjetur. Është një shtëpi shumë e mirë, e madhe, në zonën e Freskut në Tiranë. Së shpejti, do ta sjellim Xheisonin në Tiranë…”,-tha Arbër Hajdari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY