Bota e sportit në zi, vdes ish-portieri i Realit të Madridit

Bota e sportit në zi, vdes ish-portieri i Realit të Madridit

140
0
Shares

Bota e sportit ka marrë një lajm të hidhur ditën e sotme, pasi ish-portieri i Realit të Madridit, Andres Avelino Junquera ka ndërruar jetë. Junquera, i cili luajti për klubin spanjoll mes viteve 1966 dhe 1975 ka vdekur në moshën 73 vjeçare.

Me “Los Blancos” ai fitoi pesë tituj të La Liga dhe Trofeu Zamora gjatë sezonit 1967-1968. Lindur në La Felguera, Asturias, ai filloi karrierën e tij me Langreo në Segunda divizion, ku ra në sy për talentin e tij mes shtyllave.

Aftësitë e tij u vunë re nga drejtuesit e Realit, që e morën në “Santiago Bernabeu” në moshë fare të vogël, vetëm 20 vjeç. Në fund të karrierës së tij ai kaloi tre sezone me Zaragozën dhe i ndihmoi ata të ngjiteshin në elitë në sezonin 1977-1978.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY