Vdekja e ushtarakes shqiptare, reagon kryeministrit letonez: Një ditë e trishtuar…

Vdekja e ushtarakes shqiptare, reagon kryeministrit letonez: Një ditë e trishtuar…

126
0
Shares

Kryeministri letonez Krisjanis Karins ka shprehur ngushëllimet për humbjen e ushtarakes shqiptare, Zarife Hasanaj, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë letoneze shprehet se, kjo është një ditë e trishtuar, ndërsa uron shërim të shpejtë për dy të lënduarit.

“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën. Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO” shkruan Karins.

Nëntetarja Zarife Hasanaj, pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni,  humbi jetën për shkak të shpërthimit të një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY