Salianji: “Rama le të qeverisë nga bunkeri përmes Facebook-ut”

Salianji: “Rama le të qeverisë nga bunkeri përmes Facebook-ut”

112
0
Shares

“Ne nuk do t’i ndalojmë jetën Edi Ramës. Nëse ai jeton i izoluar nga shtëpia në Surrel në Kryeministri dhe në godinën e Kuvendit, ne nuk kemi çfarë të bëjmë.

Ai mund të hyjë dhe në bunker dhe të qeverisë nëpërmjet Facebook-ut. Edi Rama nuk ka më mbështetje nga qytetarët dhe ata po e bllokojnë”.

Kështu u shpreh ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në emisionin Top Talk kur u pyet se përse opozita nuk bllokon Ramën, por qytetarët.

Salianji nuk beson se këto protesta mund t’i kthehen në “boomerang” opozitës për dy arsye: “E para, janë protesta të paralajmëruara.

E dyta, tregojnë që Shqipëria nuk mund të ketë normalitet politik, social, ekonomik duke u uzurpuar pushteti politik në mënyrë të kundraligjshme nga ana e njërës palë”.

Salianji shtoi se në Korçë, ku ai ishte i pranishëm në protestën e fundit të opozitës, “shumica e atyre që kalonin në rrugë lanë makinat dhe iu bashkuan protestuesve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY