“Shpenzimet dhe jeta moderne po na kushton ne dhe planetit”

“Shpenzimet dhe jeta moderne po na kushton ne dhe planetit”

99
0
Shares

Nga Annabelle Williams/ The Times

Njëqind vjet më parë shefi i Ford Motor Company tronditi botën e biznesit kur papritur dyfishoi pagat e punonjësve të tij në $ 5 dita, duke shtuar dhe bonuset. Historia tregon se Henry Ford kishte dy synime: blerjen e besnikërisë së punëtorëve dhe së dyti zgjerimin e tregut për makinat e kompanisë, duke siguruar që stafi të fitonte mjaftueshëm për të blerë një Ford.  Fordizmi, siç njihej në atë kohë, krijoi bazën për prodhimin dhe konsumin në masë.

Ndërsa ekonomia e konsumit u zhvillua më tej, një problem i ri filloi t’i shqetësonte prodhuesit: kur një punonjës të kishte kursyer dhe blerë një makinë, frigorifer dhe lavatriçe, ai nuk kishte më arsye për të blerë një tjetër. Nga do të vinin klientët e rinj?

Ndër përgjigjet ishte bërja e produkteve më të dobëta duke ulur jetgjatësinë e tyre. Produktet e sotme dyshohet se programohen që të mos punojnë më pas një periudhe kohore. Fitbit im nuk punoi më dy vjet dhe dy muaj pasi e bleva, vetëm pak ditë jashtë garancisë. Një koincidencë, apo  “prishje” e planifikuar në veprim?

Përdoruesit e Iphone ankohen se pas përditësimet e programeve bëhen me qëllim që të ngadalësojnë pajisjet, duke i detyruar përdoruesit të blejnë një të re. Ndërkohë, ekranet e brishtë, komponentët e dobët, fakti se riparimi i diçkaje kushton thuajse aq Sa blerja e një të reje, të gjithë pra na inkurajojnë të zëvendësojmë pajisjet tona me të reja.

Megjithatë, konsumatorët kanë fajin e tyre për shkak  se “vjetërsia e perceptuar” është një problem i madh te ne.

Si një adoleshente mua më vinte turp nga videokaseta e familjes sime, një dhuratë martese për prindërit e mi në vitet 1970. Në shtëpi e përdorëm atë deri në fillim të mijëvjeçarit dhe një herë u prish.  E cuam ta riparojmë. Zotëria i dyqanit i fryju dhe e rregulloi. Ishte thjesht pluhur.

Këtë javë, ndërsa deputetët mbështesin një mocion për të deklaruar një emergjencë mjedisore dhe mjedisore, mendoj për vlerat e prindërve të mi sidomos këshilla për të mos i hedhur kurrë gjërat. Dhe më kujtohet habia e tyre me gjeneratën e re kur pyesnin përse të rinjtë kanë nevojë më shumë për gjithçka – dhe të gjitha i duan tani. Kultura jonë për të flakur gjërat shpesh është e përshkruar si një problem monetar, por është po ashtu një çështje e ngutshme morale.

Çmimi i çdo gjëje, nga rrobat në orenditë e shtëpisë, ka rënë në 20 vitet e fundit, kështu që më shumë njerëz mund të përballojnë gjëra të bukura, por cilësia ka rënë, kështu që të varfrit ende paguajnë dy herë. Nëse mundemi, duhet të kërkojmë produkte që zgjasin në përdorim, të paguajmë pak më shumë kur është e nevojshme dhe të fillojmë të hedhim poshtë idenë se gjërat tona janë të vjetëruara. Do të na kushtojë më shumë lekë, por ruajtja e mjedisit është një çmim që ia vlen të paguajmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY