INTERVISTA/ Flet babai i parukieres së vrarë në Lezhë: Ku ndodhesha ditën...

INTERVISTA/ Flet babai i parukieres së vrarë në Lezhë: Ku ndodhesha ditën e vrasjes dhe si e mora vesh ngjarjen

88
0
Shares

Ka qenë një rrëfim i dhimbshëm ai i Preng Dodës, 68-vjeç, babai i Etleva Ndokës, parukieres që u vra teksa ishte duke punuar nga Alfred Nikolli.Në një intervistë sot në emisionin “Me zemër të hapur” në TV “News 24” ai ka treguar se si e mori vesh ngjarjen dhe takimin e fundit me të bijën para se të mbyllte sytë përjetë.
Ai tregon se ditën e gjëmës kishte për vizitë krushqit.
“Kisha vjehrrin e çupës me gjithë vjehrrën. Më 12 nëntor, djali im bëri 33-vjeç, më 13 nëntori djali i vajzës bën 3 vjeç, dhe mblodhëm familjen për ta bëra bashkë festën, dy gjela i thashë do ti pres unë, një tha vjehrra unë, e do e bëjmë për qejf”, tha ai.
Më tej vijoi, “Çfarë mendon nuk del. Duke diskutuar në kafe me krushqit duke bërë muhabet, zilja dy herë, më merr vajza e di çfarë ka ndodhur? Më tregon për vdekjen e dy vëllezërve të një të njohurit. Në kafe prapë, zilja vjehrrit, e reja e tij e merr që ishte bashkë me cucën time, afër te floktorja, i tha ec babë se e kanë vrarë Etlevën, u dha ulërima, ka vdekur, ai po ulërinte. I thashë gruas, gjetëm një mjet, dolëm në xhade, mbaje i thashë se po të tregoj, kam qejf të pi një kafe me të. Ec i thashë, si kam keq unë ti mos ec, i tregova për vajzën. Më ka çuar te spitali, sa kam shkuar atje, kam bërtitur o babë ca të ndodhi, hapi sytë e ma ka bërë me dorë dhe nuk pati më jetë.
Si dhimbje është e fortë. Kërkoj nga shteti shqiptar me një vendosmëri të madhe: çfarë i bëri vajza ime që ma vrau”.


alfred nikolli_copy_2Kur e mësuan të vërtetën?
Tani e mora vesh në televizion se nuk e kam hapur në shtëpi.

Policia nuk u ka ardhur?
Mua më kanë ardhur vetëm media juaj.

Alfred Nikolli 31 vjeç…
Nuk e njoh. Vetëm si surrat tani.

Sa kishte e martuar Etleva?
Ka 8 vjet.

Si është njohur me burrin?
Ka qenë në shkollë. Më ka pyetur për dhëndrin dhe i thashë do pyes. Pyeta dhe më thanë nuk biem gjë. vendosa të mos ia prish. E pyeta a e ke me gjithë mend me Bardhokun? Po me tha. Ata janë njohur vetë.

Kishte lidhje dashurie mes Etlevës dhe Alfred Nikollit?
Jo nuk ka pasur asgjë.

Djali 3-vjeçar ka qenë i pranishëm? E kuptoi?
E kuptoi, po i thoshte gruas sime, ca ka ndodhur tate.

Emri i autorit të thotë gjë?
Asgjë.

Çfarë prisni nga familja e tij, duhet të dënojë krimin?
Vetë krimin ta dënojnë ato vetë.

Nëse ato nuk duan?
Unë kam qejf të dëgjoj se farë thotë ai. Më vështirë se e kam unë nuk e ka ai.

Nëse ata do trokasin në derën tënde?
Atëherë do të ndryshojë.

Do ti pranoje?
Jo nuk i pranoj.

Po të kishin ardhur në varrim?
Nëse do vrasin vetë djalin ato atëherë i pranoj, ta vrasin vetë me dorën e vet mos të më presin mua, shteti ta gozhdojë si Krishtin.

Shqipëria nuk ka dënimin me vdekje…?
Ta bëj, nuk më duhet gjë.

Nuk jeni dakord me burgim të përjetshëm?
Fare, nuk jam dakord, atë që më ka bërë ai mua, t’ia bëjnë atij.

preng doda

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY