EMRI/Shpërthimi i minës, humb jetën efektivja shqiptare, plagosen 2 të tjerë nga...

EMRI/Shpërthimi i minës, humb jetën efektivja shqiptare, plagosen 2 të tjerë nga grupi

120
0
Shares

Një efektive e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën në Letoni. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një mine.

Lajmi konfirmohet nga burime nga ministria e Mbrojtjes dhe pas deklaratës së shefit të  shtabit te pergjithshem te FA, Bardhyl Kollçaku.

Mësohet se efektivja 27-vjeçare, Zarife Hasanaj, ishte pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, që po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni.

Nga shpërthimi raportohen se janë plagosur edhe 2 persona të tjerë, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.  Major  Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapa janë emrat e të plagosurëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY