Ish-ministri: Ndërhyrja e njëanshme në Kod, benzinë e pastër që i hidhet...

Ish-ministri: Ndërhyrja e njëanshme në Kod, benzinë e pastër që i hidhet zjarrit

70
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani në një reagim në rrjetet sociale thotë se ndërhyrjet e njëanshme në Kodin Penal, Kodin Zgjedhor apo edhe Kushtetutën zhbën çdo produkt konsensual.

Sipas tij, kjo është ‘benzinë e pastër që i hidhet zjarrit’.

Manjani thotë se Shqipërisë i duhet ri-zyrtarizimi i pluralizmit politik në Parlament.

Statusi i Ylli Manjanit

Ndërhyrja në mënyrë të njëanshme në Kodin Zgjedhor, Kodin Penal apo edhe në Kushtetutë, zhbën përfundimisht çdo produkt konsensual që, mirë apo keq pluralizmi prodhoi.

Këto ndërhyrje që ka programuar qeveria moniste në dokumentat ligjorë themelorë të shtetit, do të zyrtarizonte MONIZMIN si realitet politik sundues.

Praktikisht kjo është benzinë e pastër që i hidhet zjarrit…

E përsëris: Shqipërisë i duhet ri-zyrtarizimi i PLURALIZMIT politik në Parlament. Pastaj bëhen reformat, përfshi dhe atë zgjedhore. Duhet vetëm një datë zgjedhjesh politike. Kaq!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY