FOTO/Haradinaj pret aleatët e Bashës, zbardhet takimi, çfarë u diskutua

FOTO/Haradinaj pret aleatët e Bashës, zbardhet takimi, çfarë u diskutua

90
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur ditën e sotme në një takim aleatët e Partisë Demokratike. Takimi vjen pas disa ditësh nga përplasja që Ramush Haradinaj pati me kryeministrin shqiptar Edi Rama për Samitin e Berlinit. (lexo ketu).

Shefi i qeverisë së Kosovës ka bërë me dije se çfarë ka biseduar në takim me opozitarët. Ai  thekson se bashkëpunimi mes partive të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë ka qenë i frytshëm në rrugën e shtet ndërtimit. Ai ka shkruar në “Facebook” për këtë takim, ndërsa ka publikuar edhe fotot e takimit me aletatët e selisë blu.

“Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.

Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.

Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike”, shkruan Haradinaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY