INTERVISTA/ Flet edhe bashkëshorti i parukieres së vrarë në Lezhë: Ja si...

INTERVISTA/ Flet edhe bashkëshorti i parukieres së vrarë në Lezhë: Ja si shkonte martesa jonë…

79
0
Shares

Lidhur me vrasjen e parukieres Etleva Ndoka, disa ditë më parë në Lezhë, ka folur sot edhe bashkëshorti i saj, Bardhoku.
Për emisionin “Me zemër ët hapur” në TV “News 24”, ai ka treguar si e mori vesh ngjarjen, ndërsa ka bërë të ditur se nuk ka pasur dijeni, për përndjekjen që vrasësi, i bënte bashkëshortes së tij.
Më tej ai ka rrëfyer se si ka qenë martesa e tyre dhe se si e kishin ngritur parukerinë…

Si është djali?
Djali arrin ta kuptojë pak, rri e dëgjon se çfarë flasim ne.

Dëshmitarja tha se ai i tha “përse ke bërë kallëzim në polici”, ju ishit në dijeni?
Gjithë këtë ngjarje deri sa ajo ka vdekur nuk di asgjë, atë ditë kam qenë me punë, më thanë e ke nusen pa terezi dhe e ke në spital.

Nuk e dini që ai e përndiqte?
Jo nuk kam ditur asgjë.

E keni parë të shqetësuar?
E shihja ndonjëherë të shqetësuar, e pyesja, po më thoshte me dhëmb koka, kurrgjë, por nuk më ka thënë asnjë gjë, nuk jam në dijeni për asgjë.

Si ka qenë martesa juaj?
Martesa jonë, asnjë grindje, asgjë, shumë e mirë, nuk kam pas asnjë shqetësim, gjithçka ka qenë normale, nuk di se si ndodhi kjo.

Si e ngriti parukerinë?
E la një parukiere tjetër e kemi bërë gjithçka vetë, për gjithçka kemi folur për këtë, me shumë halle.

Doni të dini pse e vrau gruan tuaj?
Jo, jo, jo

Nuk keni asnjë mesazh për ekzekutimin?
Nuk dua asgjë, fare fare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY