Miku i “Xhabaftëve” të Kombinatit kapet me armë pa leje, 10 mijë euro cash, jelek antiplumb dhe një fuoristradë të blinduar. Bashkë me të udhëtonin edhe Julain Daci e Albert Xhabafti, të cilët u proceduan penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të policisë. Xhabafti 44 vjeç, sipas burimeve të policisë, ka ndërruar mbiemrin duke e kthyer në Kovaçi.
Xhoni Asllanaj, 20 vjeç, u arrestua nga policia në Vorë, ndërsa drejtonte një fuoristrade “Toyota”, të blinduar. Gjatë kontrollit, Asllanaj, sipas policisë mbante me vete një çantë në të cilën kishte një armë zjarri pistolete me një krehër me 15 fishekë të kalibrit 9 mm, dhe një shumë prej dhjete mijë eurosh, të cilat, raporton.
Sipas policisë Asllanaj njihet si një nga personat me te afërt të Albert Xhabaftit, i cili ndodhej në mjetin e blinduar. Albert Xhabafti, është vëllai i Baki Xhabaftit, i cili u vra me 28 shkurt të vitit 2014, në Vorë ku vetura me të cilën po udhëtonte shpërtheu nga një mekanizëm i telekomanduar.
Njoftimi i plotë i Policish së Tiranës
Nuk i binden urdhrit të Policisë, arrestohet 1 shtetas dhe shoqërohen 2 të tjerë.
Në bazë të planit të masave të Drejtorisë Vendore të Policisë për kontrollin e territorit, nga ana e Shërbimeve të Policisë mè datë 28.11.2016 rreth orës 23:30 në vendin e quajtur Rruga” Unaza” në Vorë, është bërë ndalimi e me pas kontrolli i mjetit tip “Toyota ” ku kanë qenë duke udhëtuar tre shtetas, më konkretisht:
• Xhoni Asllanaj, 20 vjeç, banues në Tiranë (Vorë), i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhje”.(arrestuar) për armëmbajtje pa leje.
• J. Daçi 20 vjeç, banues në Vorë (Tiranë), i dënuar më parë (Neni 89).proceduar gj lire.
• A. Kovaçi (Xhabafti) 44 vjeç, banues në Vorë(Tiranë).proceduar gjendje lire.
Arrestimi dhe procedimi ne gjendje te lire I këtyre shtetasve u bë pasi nuk i janë bindur punonjësve të policisë me anë të veprimeve të tyre.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së shtetasit Xhoni Asllanaj u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri e tipit pistoletë e markës HS2000 si dhe një krehër me 15 fishekë kalibër 9mm.
U sekuestrua ne cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistolete dhe automjeti tip “Toyota” (e blinduar).
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Mbajtje pa leje e armë e dhe municionit luftarak ”si dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 278/7 dhe 242 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/