Alarmi i Pedagogut: Qeveria po pushton universitetin

Alarmi i Pedagogut: Qeveria po pushton universitetin

108
0
Shares

Pedagogu Mark Marku në fjalën e mbajtur në konferencën ku ishte i pranishëm kreu demokrat Lulzim Basha, ish-europarlamentarja Doris Pack dhe akademikë të tjerë të njohur në vend, ngriti disa shqetësime për arsimin e lartë.

Marku tha se qeveria po pushton universitetin, ndërsa shtoi se kërkimi shkencor është i dobët. Ai nënvizoi se autonomia e universitetit po zhduket. Për Markun, gjendja në universitet është katastrofike.

“Gjendja në universitet është katastrofike. Nuk ka kërkim shkencor, ai është shembur. Kur shembet kërkimi shkencor, ka rënë universiteti, ka rënë tempulli i dijes.

Universitetit po i hiqet autonomia dhe ky është tjetër aspekt që dëshmon rënien e aulave universitare. Qeveria po pushton universitetin”, tha ndër të tjera pedagogu i Universitetit të Tiranës Mark Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY