EMRI/ Rinas, prangoset “pronari” i 700 kg kanabis, të sekuestruara dje në...

EMRI/ Rinas, prangoset “pronari” i 700 kg kanabis, të sekuestruara dje në Portin e Durrësit

51
0
Shares

Policia ka ndaluar personin e shpallur në kërkim, si “pronari” i 700 kg cannabis sativa të sekuestruar dje në Portin e Durrësit.
Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se efektivat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë e mundur ndalimin e personit të shpallur më kërkim, Kacjolin Zefi, 51 vjeç, banues në Shkodër.
Zefi u kap në Aeroportin e Rinasit, ndërsa po kthehej nga Italia për në Shqipëri.
Ndërkohë, mësohet se vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur


kamioni skanuar i drogesSpecialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në  bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtorinë e Anti-Kontrabandës në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë sekuestruar rreth 700 kg  Cannabis Sattiva dhe shpallur në kërkim shtetasin:
• Kacjolin Zefi 51 vjeç, banues në Shkodër.
Më datë 27.11.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion Iveco me targa AA 475 LO  që drejtohej nga shtetasi L. S., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 497 pako me peshë rreth 700  kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin  283/a, 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY