“PS është përcarë”/ Grida Duma: Shkarkimi i Bushatit skandal i madh

“PS është përcarë”/ Grida Duma: Shkarkimi i Bushatit skandal i madh

183
0
Shares

Ish-deputetja e PD Grida Duma ka folur në emisionin “Kjo javë” për situatën politike në vend dhe platformën e opozitës për një qeveri tranzitore.

Duma deklaroi se të gjitha pikat janë të realizueshme, ndërkohë që theksoi se duhen ndëshkuar disa persona për të pasur zgjedhje të lira.

“Duhet theksuar më shumë ndëshkueshmëria. Nuk mund të shkojmë në cilat do zgjedhje pa dhënë 3-4 shembuj ndëshkueshmërie. Për të dalë nga cepi ku Rama është vendosur, Rama thotë duhet të ndëshkojmë ata që do të tentojnë të cënojnë zgjedhjet. Patjetër, duhet të bësh pikërisht këtë. Pikërisht këtë po kërkojmë, por ja ta bësh këtë kur të vijnë zgjedhjet e vjedhura,ta bësh këtë sepse të janë vjedhur zgjedhjet”, tha Duma.

Ish-deputetja pretendon se PS është e përçarë, ndërkohë që e quan skandal shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm.

“PS sot është më shumë e përcarë se mund të duket në publik, për arsye se PS sot nuk përfaqësohet nga qeveria e vet, në kuptimin qoftë edhe të kontributeve që kanë ministrat aktualë, sepsë Rama sot po qeveris me ministra teknikë.Në shumicën e rasteve janë njerëz të panjohur që nuk kanë asgjë për të thënë në kuptimin individual. Rama sot ka de facto një qeveri teknike dhe kjo nuk përfaqëson gjë tjetër veçse një grumbull kukullash që ky njeri si e bëri me të gjithë akumulimin në një dorë të ekonomisë me njerëz të vetët, dhe kështu vazhdoi në 6 vite qeverisje. Arriti dhe kulmimin që zhduku edhe ministrat politike. Për mua është skandal i madh ajo që ka ndodhur me Bushatin, është skandal i madh me ministrin e jashtëm. Ai zhduk komponent të rëndësishëm, që kanë kontributin e vet në PS, kjo tregon qartazi që ky individi është individualisht në pushtet.

Vetëm ikja e tij tregon sinjalin e parë se kemi vullnet, nëse nuk do të ndodhë kjo atëherë gjithçka tjetër do të jetë farsë”, theksoi Duma në emisionin “Kjo javë”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY