EMRAT/Ndalohen për mashtrim një ndërtues në Tiranë dhe dy pronarë tokash

EMRAT/Ndalohen për mashtrim një ndërtues në Tiranë dhe dy pronarë tokash

167
0
Shares

Me urdhër të prokurorisë, është ndaluar  ndërtuesi Dritan Llanaj. Burime nga Prokuroria bënë me dije se janë ndaluar edhe dy qytetarët Kadri Pazari dhe Arben Çaçi.

Tre të ndaluarit dyshohet se falsifikuan dokumentat për 25 mijë m². Bëhet fjalë për një tokë në Laprakë, pronë e spitalit.

Dyshohet se ata kanë falsifikuar një dokument të kthimit të pronave dhe kanë përfituar këtë sipërfaqe toke.

Po kështu tre të ndaluarit dyshohen për pastrim të produkteve të veprës penale. Aktualisht mësohet se ndërtuesi dhe qytetarët po ballafaqohen në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY