Bardhi takim me të rinjtë: “Nuk jemi në betejë për pushtet, por...

Bardhi takim me të rinjtë: “Nuk jemi në betejë për pushtet, por në betejë për demokracinë”

73
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, nga një takim me të rinjtë në degën nr 2 në Tiranë, u kërkoi demokratëve që të mos i kufizojnë takimeve vetëm me demokratët por edhe me socialistët, pasi edhe ata janë po aq të pakënaqur nga qeverisja e Ramës

“Në këtë moment nuk jemi në betejë për pushtet, por në betejë për të mbrojtur demokracinë.

Mos i ngushtoni takimet tuaja me demokratët, por edhe me socialistët, duke u thënë atyre që po bëni betejë edhe për ata

Sepse një qeveri që vjen me shitblerje votash, me pjesëmarrjen e krimit të organizuar në zgjedhje, është e padobishme edhe për socialistët.

Dhe kush është pasoja që kemi sot?

Ne nuk kemi një qeveri që punon për shqiptarët.

Kemi një qeveri që angazhohet një muaj në fushatë për të blerë me paratë e pista votën e qytetarëve  të varëfër shqiptarë me qëllim që Edi Rama të mbajë pushtetin.

Mesazhi është që nuk mund të kemi një qeveri me vota të bletra.

Ky model duhet të marrë fund.

Jam shumë i lumtur që kemi të rinj që duan të angazhohen politikisht.

Edi Ramën e rrëzojmë me çdo mundësi, por problemi është modeli që duam të implementojmë.

Shqipëria për fat të keq si në vitin 2015 ashtu edhe në vitin 2017 nuk pati mundësi të implementojë standardet më të mira për zgjedhje”, tha Bardhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY