Keqtrajtonte familjen dhe i kishte nxjerrë në rrugë, arrestohet shqiptari

Keqtrajtonte familjen dhe i kishte nxjerrë në rrugë, arrestohet shqiptari

102
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e stacionit Montelupo Fiorentino (Firence) arrestoi një shqiptar 36-vjeçar, i cili banonte në Montelupo, nën akuzën e keqtrajtimit të familjes së tij.

Fleta e arrestiti e lëshuar nga gjykatësi hetues në Gjykatën e Firences, me kërkesë të Prokurorisë ishte rezultat i një sërë ankesash të paraqitura prej disa kohësh nga ish-gruaja për dhunën e vazhdueshme dhe kërcënimet e bëra nga bashkëshorti i saj.

Ajo ka bërë me dije se bashkëshorti rrinte pothuajse gjithmonë i dehur.

Shqiptari ishte arrestuar edhe më parë në janar të viti 2018, për të njëjtën akuzë, por ishte liruar.

Gruaja kishte pohuar se gjatë kohës që kishin marrë kërcënime ajo dhe dy fëmijët e saj përkatësisht 16 dhe 18 vjeç, ishin detyuruar që disa herë të flinin jashtë.

Pasi disa banorë i kishin parë që flinin jashtë, i kishin ofruar gruas dhe fëmijëve strehim në një qytet tjetër, por bashkëshorti kishte vijuar kërcënimet edhe nëpërmjet telefonit, madje në një rast e kishtë kërcënuar edhe me një kaçavidë.

Të gjitha dëshmitë e banorëve, gruas dhe fëmijëve kanë nxjerrë hetuesit në konkluzionin se situta ishte bërë shqetësuese dhe bënë të mundur arrestimin e 36-vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY