“Liria e shtypit në Shqipëri në kthetrat e diktatorit”, ish-deputetja mesazh gazetarëve:...

“Liria e shtypit në Shqipëri në kthetrat e diktatorit”, ish-deputetja mesazh gazetarëve: Mos u dekurajoni…

76
0
Shares

Ish-deputetja Albana Vokshi e konsideron lirinë e shtypit në Shqipëri të vendosur mes kthetrave të diktatorit.

Në ditën Ndërkombëtare të Shtypit, ish-deputetja ka zgjedhur të flasë me shifra dhe të tregojë realitetin.

Sipas Vokshit, referuar Indeksit të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, mbi 80 përqind e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë siguri për të ardhmen e tyre.

Por dhe pse pasqyron një realitet të tillë, Vokshi ka dhe një mesazh frymëzues për gazetarët shqiptarë.

REAGIMI I PLOTE

3 Maj- Liria e Shtypit në Shqipëri në kthetrat e diktatorit!

Asnjë mesazh sot nga diktatori i lirisë së shtypit.

Nën qeverisjen e tij:
– dhjetëra gazetarë të larguar nga Shqipëria,
– dhjetëra të tjerë të sulmuar, kërcënuar me jetë e
të përndjekur.
– të tjerë gazetarë të paditur e kërcënuar edhe me burg nga Kryeministri vetëm pse denoncuan lidhjet e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij me krimin e organizuar.

Referuar Indeksit të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, mbi 80 përqind e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë siguri për të ardhmen e tyre.

Shqipëria humbi 7 vende dhe në raport klasifikohet problematikenpër lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve.

Si në vendet autoritare, Kryeministri Rama, kërcënon dhe nxit dhunë ndaj gazetarëve, duke i fyer, përndjekur dhe kërcënuar me padi gjyqësore.

Sot, diktatori i medias hesht për lirinë e shtypit, sepse i ka ditët e numëruara.

Liria e shtypit, është zemra e Demokracisë.

Gazetarët në Shqipëri të mos dekurajohen, fati i diktatorëve është i njohur…!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY