Ish-ministri: Kush janë fitimtarët dhe humbësit e Berlinit

Ish-ministri: Kush janë fitimtarët dhe humbësit e Berlinit

85
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar së fundmi dhe njëherë samitin e Berlinit.

Këtë herë, Manjani ka bërë një bilanc, duke ndarë kush janë fitimtarët dhe humbësit.

REAGIMI I PLOTE

Fitimtarët dhe humbësit e Berlinit
————-
Në Berlin fituan politikanët, por paguan shqiptarët.

Politikanët fituan, pa dyshim:
1. Rama fitoi një takim të nivelit të lartë pas shumë kohësh injorim.
2. Thaçi konfirmoi rolin e tij udhëheqës në Kosovë.
3. Haradinaj konfirmoi drejtësinë e vendimit të tij për taksën me Serbinë.
4. Opozita Shqiptare konfirmoi drejtësinë e qëndrimeve të saj anti-qeveri.

Nga ana tjetër, Merkel dhe Macron vendosën rolin e tyre drejtues mbi Ballkanin, pas humbjes së dukshme të interesit Amerikan në rajonin tonë.

Por çfarë mbeti realisht për Shqiptarët?

1. Nuk ka negociata dhe aq me pak anëtarësim në BE.

2. Kosova ende nuk ka fituar të drejtën të lëvizë lirisht në BE.

Samiti i ofroi shqiptarëve edhe njëherë lugën bosh të “perspektivës europiane”, me të cilën duhet të ngopen..☹️☹️☹️

Pra shqiptarët janë realisht humbësit, sepse vetëm paguajnë kostot e udhëheqësve megallomanë, të papërgjegjshëm dhe që punojnë thjesht për karierat e tyre politike.

P.S. Ah, fituan pak hapësirë mediatike edhe ca “pleshta” si G. Cakaj; E. Spiropali e B.Haxhiu, të cilët ishin shoqëruesit zyrtarë të Mr. Leader…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY