Vjedhjet e medha te Spiropalit ne dogana, vertetuar nga dokumenta te ardhura nga dogana greke. Ndërsa doganat e Fierit dhe Tiranes sipas tij kane qene epiqender e ketyre vjedhjeve, është përmbajtja e një njoftimi nga doganieri dixhital për ish-Kryeministrin Berisha.
“Pershendetje Doktor Berisha.
Abuzimet e drejtoreve te Rames po dalin mbi uje. Javet e fundit nga Greqia ka ardhur ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave informacion mbi abuzimin e bere ne doganat shqiptare ne kohen kur drejtonte Elisa Spiropali. Informacioni i shoqeruar dhe me dokumentacionin perkates verteton abuzimin e bere ne dogana ne vlera prerj qindra mijra e miliona eurosh Ashtu sic ju keni konstatuar dy vite me pare njerez te lidhur me Spiropalin ne bashkepunim dhe me bashkeshortin e saj, kane krijuar kanale per kalim te mallit kontrabande. Sic del nga informacioni i doganes greke dy kane qene doganat ku eshte abuzuar me shume Fieri dhe Tirana. Ne te dy keto dogana u instaluan si pergjegjesa FRESH-ist, te cilet zbatonin porosite e marra nga Spiropali ose persona te punesuar prej saj ne poste kyce. Persona anonime qe bashkepunonin me ta kryesisht fierake hapen nipte shetitese dhe fusnin mallra kontrabande. Me qellim realizimin e kesaj veprimtarie kriminale salles se monitorimit i jepeshin porosi per te mos ushtruar kontroll mbi mjetet te cilat kishin si ngarkese mallra kontrabande qe klasifikoheshi komplet ndryshe nga ato te deklaruara ne dokumentacion.
Kete veprimtari kriminale e pranojne dhe doganiere qe te vendosur para presionit te drejtuesve kane lejuar qe kamionet te kalojne pa kontroll, por tashme do te penalizohen per moskryerje te detyres. Presioni mbi doganieret ka qene i jashtezakonshem dhe ne ndonje rast kur ata tentonin te kryenin si duhet detyren, largoheshin nga puna sic eshte rasti i largimit te nje drejtuesi ne doganen e Kapshtices qe u be i ” bezdishem” me kontrollet e tij. Nga dogana greke pritet qe te vije informacion dhe per raste te tjera shkeljesh te kryera ne kohen e Spiropalit.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/