Edhe pse qindra lapidarë në të gjithë vendin u shkatërruan për shkak se imponin një lavdi të paqenë të komunistëve, një vendim i guximshëm i ministrit të Punës ka çuditur sot më 29 nëntor të cilin një pjesë e shqiptarëve e feston si dita e clirimit.
Bëhet fjalë për shkolla të arsimit profesional të cilat u nxorën në aksion për të pastruar lapidarët e mbetur.
Sipas njoftimit të ministrisë qindra nxënës në gjithë Shqipërinë pastruan vullnetarisht lapidarët, si pjesë e kujtesës kombëtare.
I pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, kreu i këtij institucioni Blendi Klosi theksoi se përkujtimi i Ditës së Çlirimit në këtë mënyrë nga të rinjtë i shkon drejtëpërdrejtë nderimit të përpjekjeve të kombit shqiptar për liri.
Aktiviteti ishte gjithashtu pjesë e nismës së ministrisë për një “Arsim profesional në shërbim të komunitetit”.
Tema e projektit duket qartë se nuk ka lidhje me aksionin i cili jo vetëm që nuk është në shërbim të komunitetit por ideologjizon edhe evtë projektin.
Dy vjet më parë një mësues në Përmet u kërkoi nxënësve të tij të nderonin me grusht tek varrezat e dëshmorëve më 5 maj. Rasti u gjykua nga ministria dhe ndaj tij u mor masë.
Nxenesit e Permetit me 5 maj
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/