Grabitja në Rinas, flet i vëllai i “Dajës”: Nuk ka lidhje me...

Grabitja në Rinas, flet i vëllai i “Dajës”: Nuk ka lidhje me ngjarjen, ja pse e arrestuan

138
0
Shares

Raxhip Haxhihajdini u la në burg, pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda, si i dyshuari kryesor për grabitjen në Rinas.

Me nofkën “Daja”, ai i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa është shprehur para hetuesve dhe trupës gjykuese se nuk ka lidhje me grabitjen dhe se emri i tij ka ngjashmëri me dikë tjetër.

Ndërkohë, ditën e sotme, të afërm të Ragip Haxhihajdinit janë mbledhur sot para Prokurorisë së Tiranës me pretendimin se 50-vjeçari nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e Rinasit.I vëllai ka folur dhe për lidhjet që përflitet se ka me viktimën nga grabitja, Admir Murataj.

“Atë nuk e njohim, ndërsa vëllain e tij po dhe këtë nuk e mohoj. Edhe vëllai i tij është duke u mbajtur i pafajshëm në burgjet e Shqipërisë. Është arrestuar vetëm se e ka vëlla. Kjo ndodh sepse këtu dhe në Kosovë punon akoma komunizmi. Policia s’na ka kontrolluar. S’vjen dot të më kontrollojë mua kur jam i pastër. Punoj me djersën e ballit. Ai është viktimë. Është arrestuar se mori pjesë në varrimin e Admirit. Po në varrim isha edhe unë. Kur tjetri të vjen në dasëm, ti i shkon në mort”,-u shpreh ai., shprehet vëllai i Ragip Haxhihajdinit.

Avokati mbrojtës i të njohurit si “Daja” nga Kosova tha se klienti i tij kërkon ballafaqim me Alkond Bengasin, për të provuar se vetmja gjë që e lidh Haxhihajdinit me këtë çështje janë njohjet e tij familjarë me vëllanë e Admir Muratajt.

“Prokuroria insiston se është pjesë, por në të vërtetë ky kërkon të ballafaqohet me shtetasin Bengasi për të vërtetuar të gjitha ato që ka pretenduar. Duhet thënë se i mbrojturi im mbahet në burg vetëm në sajë të disa deklarimeve të shtetasit Bengasi. E gjithë historia e tij është se ky njeh vetëm vëllain e të ndjerit, pasi kanë jetuar bashkë në Gjermani”, u shpreh avokati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY