“Rrnoj me tregu”, Haradinaj i përgjigjet Ramës: Ka dëshmitarë për të vërtetën

“Rrnoj me tregu”, Haradinaj i përgjigjet Ramës: Ka dëshmitarë për të vërtetën

121
0
Shares

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes  së Qeverisë ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës e reagimet që ai bëri pas intervistës në Gazetën Express, ku Haradinaj theksoi se Rama e Thaçi i kishin bërë presion më shumë se ndërkombëtarët për heqje të taksës, raporton Gazeta Express.

Reagimin që kryeministri Edi Rama e bëri mbrëmë përmes Facebook-ut, kryeministri Ramush Haradinaj e ka komentuar me thënien e At Zef Pllumit “Rrnoj me tregu”, duke i thënë Ramës se kishte persona aty që janë dëshmitarë të asaj se çka kishte ndodhur.

Shiqoni për mu shqiptarët edhe të majtë edhe të djathë janë vëllaznit e mi ua kam borgj të vërtetën “Rrnoj me tregu”, do të tregoj të vërtetën edhe kur I pëlqen edhe kur i pëlqen edhe kur si pëlqen dikujt do ta tregoj çdo herë, sepse jemi në obligim të një transparence këtë do ta bëj edhe të ardhmen. E shoh me atë që ka thënë At Zef Pllumi: Rrno me tregu, shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, tha Haradinaj.

Tutje, kryeministri deklaroi se ishte shumë i kujdesshëm në intervistën që e dha për Express nga Berlini.

Atë që kam thënë në intervistë që vërtetë është një intervistë e kujdesshme që kam rujt shumë, se po thotë dikush skem me hesht, vërtetë kam rujt shumë gjana, ajo qëndron, njëkohësisht është me rëndësi që të kemi një qëndrim public, edhe ai me dyer të mbyllura është i mirëseardhur”, ka shtuar kryeministri.

Ndryshe, mbrëmë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentaur deklaratat e Haradinajt dhënë për Gazetën Express, duke thënë se ishte informale e nuk do të duhej të diskutohej  në publik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY