Spiropali replikon me Berishën për skandalin e dokumentave greke

Spiropali replikon me Berishën për skandalin e dokumentave greke

56
0
Shares

Elisa Spiropali ka reaguar pas akuzës që i erdhi nga doganieri dixhital lidhur me një skemë të vjedhjes dhe kontrabandës në dogana në kohën kur Sipropali ishte drejtoreshë e doganave.

Në përgjigjen e saj ajo akuzon Berishën se kishte emëruar në dogana ish zyrtarë të lartë të SHIK dhe 4 nëndrejtorë ishin nga zona e tij.

Më tej Spiropali thotë se ka realizuar planin e mbledhjes së të ardhurave me 300 milionë dollarë më shumë se sa periudha kur vendi drejtohej nga Berisha.

Ja postimi:

“Sot “Neë York Times” shkruante se përdorimi i shumtë i rrjeteve sociale të shkatërron karrierën dhe në fund të hedh në erë edhe psiken. Doktor, në djall karriera pa kthim, ruaj të paktën psiken.

Hiq dorë nga ai spiuni dixhital. Nuk është serioze. Merru me gjëra më të fisme në këtë muzg të jetës.

Nuk di a të tha ai doganieri dixhital se e kishe kthyer doganën në pronë të Shikut të Gazidedes dhe katër nëndrejtorët e përgjithshëm i kishe nga fshati yt. Të ardhurat e shtetit zhdukeshin pa gjurmë nëpër xhepat e klanit tuaj primitv.

Vetëm në një vit e gjysëm pas batërdisë tënde në kohën që unë drejtova doganën mblodhëm 300 milionë dollarë me tepër se e njëjta periudhe e kohës tënde nepotike, dhe siguruam rritjen më të lartë të të ardhurave në dhjetë vitet e fundit.

Vetëm nga akciza e naftës së zhdukur nga klani shiks, siguruam rritje rekord prej 17 përqind. Mbi të gjitha i kthyem doganës fizionominë shtet-ndërtuese.

Nëse ekziston, bëji të fala spiunit tënd dixhital, ndonjë mi mbetur skutave të doganës, nga koha jote e vdekur”.

Spiropali tha dorëheqje si drejtoreshë me argumentin për arsye personale. Por ajo u largua në kohën kur u zbulua skandali i kontrabandës së naftës virgin. Nëndrejtoresha e saj dhe disa zyrtarë të rëndësishëm të stafit të Spiropalit aktualisht janë në burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY