FOTO/Që nga votimi fiktiv i emigrantëve deri tek roli i policisë, ish-deputeti...

FOTO/Që nga votimi fiktiv i emigrantëve deri tek roli i policisë, ish-deputeti shpjegon problemet e zgjedhjeve

81
0
Shares

Oerd Bylykbashi ka qënë i pari i cili ka nisur prezantimin e detyrave të Qeverisë Tranzitore, e cila do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Në fjalimin e tij, Bylykbashi eshte ndalur me detaje tek pjesa ligjore, duke  theksuar se zgjedhjet e lira janë themeli i integrimit europian.

Ja disa nga pikat kryesore që janë prezantuar deri tani si dhe problemet e evidentuara:

ZBATIMI I LIGJIT VS. REFORMA ZGJEDHORE

•     Pavarësisht nevojës për reformë zgjedhore, problemet më madhore në mbarëvajtjen e zgjedhjeve nuk kanë nevojë për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

•     Këto probleme janë çështje të qeverisjes së përditshme, pra, kërkojnë vetëm vullnetin politik dhe përgjegjshmërinë e Qeverisë.

•     Në rast nevoje për legjislacion, nevojitet vetëm shumicë e thjeshtë, akte të Këshillit të Ministrave apo të ministrave përgjegjës.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE ABUZIMI I BURIMEVE SHTETËRORE

  • Zyrtarë të lartë shpërndanë çertifikata për legalizimin e pronës në fushatë.
  • Kandidatë të qeverisë përdorën aktivitete dhe burime shtetërore për fushatë.
  • Qeveria bëri punësime për qëllime zgjedhore.
  • Qeveria përdori ndihmën ekonomike, banesat sociale dhe skemat e tjera të ndihmës.
  • Qeveria lejoi përfitime fiskale dhe pronësore në zgjedhje.
  • ODIHR: Pati shkelje të parimit të ndarjes së qartë të shtetit nga partitë politike.

     (pg 5.4 i Dokumentit të Kopenhagenit, OSBE 1990)

  • ODIHR, rekomandim prioritar 3: Qeveria të luftojë abuzimin me burimet shtetërore.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE IDENTIFIKIMI I ZGJEDHËSVE

  • Në 2007-ën identifikimi i zgjedhësve shkaktoi krizë politike dhe shtyrje të zgjedhjeve vendore. (Certifikatat)
  • Aktualisht, 1.4 milion letërnjoftime të 2009-ës skadojnë më 30 qershor 2019. Kjo prek 90% të zgjedhësve aktivë.
  • Qeveria nuk ka marrë masa për pajisjen e 1.4 milion zgjedhësve me letërnjoftime të reja.
  • Çmimi i rritur i letërnjoftimeve pengon zgjedhësit e varfër dhe mundëson blerjen masive të votës. Për shtresat në nevojë nuk ka asnjë subvencionim.
  • Selektivitet politik duke vonuar letërnjoftimet e zgjedhësve të opozitës.
  • Zgjatja e afatit pa ndryshuar datën mbi letërnjoftim, mundëson blerje masive të votës duke u marrë votuesve letërnjoftimin që skadon.
  • Pamundësia e verifikimit të letërnjoftimeve me afat të zgjatur mundëson përdorim masiv të letërnjoftimeve të fallsifikuara me 1 përdorim.
  • Nevojitet një fushatë rinovimi, masa lehtësuese dhe sistem i besueshëm verifikimi i letërnjoftimeve në qendrat e votimit.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

  • Janë mbi 1 milionë emigrantë në listat e zgjedhësve. Shumica e tyre nuk vjen të votojë.
  • Rekordet e zgjedhësve emigrantë abuzohen nga PS për manipulim të zgjedhjeve.
  • Shumë emigrantë rezultojnë të kenë votuar pa ardhur fare në Shqipëri.
  • Skema me letërnjoftime të fallsifikuara apo korruptimi i komisionerëve përdoren për të mbushur kutitë.
  • Sistemi TIMS manipulohet për të përputhur hyrje-daljet në kufi me firmat e fallsifikuara në QV.
  • Nevojiten sisteme verifikimi të identitetit në QV dhe hetime para dhe pas zgjedhjeve në sistemin TIMS.

PROBLEMET E ZGJEDHJEVE ROLI I POLICISË

  • Segmente të politizuar dhe të inkriminuar të Policisë bashkëpunojnë me bandat në zgjedhje.
  • Policia mbron, shoqëron dhe mbulon strukturat kriminale që blejnë vota për llogari të PS. Nuk hetohen rastet, hetimet zvarriten ose mbyllen.
  • Presionet mbi zgjedhësit në fushatë apo në ditën e votimit nuk hetohen dhe nuk parandalohen.
  • Drejtues dhe efektivë të tjerë të policisë marrin pjesë në fushatë.
  • Është shfuqizuar baza ligjore që disiplinonte policinë në zgjedhje.
  • Politizimi i rekrutimeve në polici e ka kthyer atë në instrument politik zgjedhor.
  • Nevojitet një sistem efektiv masash për të pamundësuar përdorimin e policisë dhe për të goditur krimin zgjedhor.
  • Vullneti i qeverisë për zgjedhje të lira duhet të përçohet në mënyrë efektive në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY