Janë përcaktuar dhe kandidaturat për kreun e organit të akuzës, post të cilin aktualisht e mban Prokurorja e Përkohshme, Arta Marku.
Fatjona Memçaj, Lulzim Allushaj, Olsian Cela dhe Arta Marku janë katër kandidaturat zyrtare që kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Afati për dorëzimin e kandidaturavce është mbyllur ditën e sotme, ku në garë janë katër kandidatë. Tashmë, KLP do të bëjë vlerësimin e emrave, në bazë të katër kritereve kryesore dhe më pas, 3 nga më të vlerësuarit do t’i kalojnë Parlamentit.
Rregullorja parashikon 4 kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe të integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë) dhe përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e ri i i takon parlamentit.
Një tjetër kusht që duhet të plotësojë kandidati në garë për kryeprokuror është edhe Vettingu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/