Një aplikacion i ri ka nxitur shumë debat, pasi shihet si shumë diskriminues ndaj grave.
Bëhet fjalë për atë që quhet Absher dhe midis 160 opsioneve, u jep mundësi burrave të Arabisë Saudite që të dinë vendodhjen e grave të tyre.
Ky aplikacion i cili gjendet në App store dhe I tune kërkon që gratë dhe vajzat të marrin leje për të udhëtuar ose për të gjetur një punë.
Ky aplikacion lejon gjithashtu burrat që me anë të një mesazhi në telefonin e tyre të njoftohen nëse gratë janë duke kaluar kufirin, duke bërë kështu që ata të kontrollojnë lëvizjet e grave, duke penguar në këtë mënyrë të drejtat e tyre.
Një tjetër privilegj është i burrave arabë është se ata mund te vendosin edhe numrin e udhëtimeve që një grua mund të bëjë, apo sa larg i lejohet asaj të shkojë.
Organizata të mëdha në botë të cilat luftojnë për të drejtat njerëzore kanë akuzuar kompanitë gjigande Google dhe Apple për lejimin e këtij aplikacioni i cili përforcon diskriminimin dhe abuzimin. Ky aplikacion është konsideruar si një shkelës i rëndë i të drejtave të grave./DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/