FOTO/Kroati hyn në “Guinness”, shtyn një makinë për 100… kilometra

FOTO/Kroati hyn në “Guinness”, shtyn një makinë për 100… kilometra

90
0
Shares

Kroati Tomislav Lubenjak hyri në librin e rekordeve ”Guinness”, pasi ka shtyrë një automjet me peshë 730 kilogramë për 100 kilometra. Lubenjak, i cili gjatë 17 orëve ka shtyrë me duar automjetin nëpër rrugët e kryeqytetit të Kroacisë, Zagreb.

Ai u ndal  më pak se 24 orë pas shtyrjes së makinës për 106,938 km. Në këtë proces ai gjithashtu theu rekordin botëror për shtyrjen e një makine nga dy vetë që ishte 95.07 km, të vendosur nga maqedonasit Aleksandar Chekorov dhe Alexsandar Smilkov.

Si një atlet profesionist i njohur unë e dija se çfarë po bëja dhe cilat sfida fizike dhe psikologjike do të hasja. Si një trajner i stërvitjes, unë jam i detyruar të provoj kufijtë e mundësive njerëzore, sepse vetëm atëherë unë mund ta përdor këtë njohuri nga përvoja ime personale në stërvitjen e atletëve më të mirë “, tha Tomislav, i cili do të marrë pllakën zyrtare të Guinness pas mbikqyrjes dhe kontrollit.

Ivana Brkljaçiç, që ka përkrahur Tomislav në këtë projekt, thotë se Tomislav dërgoi një mesazh të fortë për të rinjtë për të sfiduar kufijtë e tyre./DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY