Ndryshon Facebook dhe WhatsApp, Zuckerberg i vendosur për sigurinë e përdoruesve

Ndryshon Facebook dhe WhatsApp, Zuckerberg i vendosur për sigurinë e përdoruesve

81
0
Shares

Kreu i kompanisë Facebook Mark Zuckerberg, ka njoftuar një seri ndryshimesh, përfshirë edhe Instagram-in dhe Whatsapp. Këto ndryshime janë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave të shumta për mënyrën se si Facebook mbron të dhënat e përdoruesit.

Sipas Zuckerberg, çështja e privatësisë do të jetë në plan të parë përsa i përket ndryshimeve që do të bëhen.

Disa nga ndryshimet përfshijnë, mesazhet në Messenger që do të jenë të koduara. Kjo do të thotë se Facebook nuk do të shohë përmbajtjen e mesazheve. Aplikacioni Facebook është duke u ridizejnuar për të bërë grupet e komunitetit më të centralizuara.

Ndërkaq nga ndryshimi do të preket edhe WhatsApp, ku brenda këtij viti të gjithë përsonat që kanë një llogari, kjo platformë sociale do të ketë një pagesë sigurie për çdo individ që dërgon mesazhe, foto, audio dhe video.

Gjithashtu edhe postimet e Instagram-it nuk do të duhet të fillojnë me një foto ose një video, do të jetë e mundur të ndajë përmbajtjen duke përdorur vetëm tekst ose vizatime, në sajë të një modeli të ri të kamerës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY