DETAJET/Vjedhja e 5 mijë eurove , rrahja e prindërve të Çiçës, zanafilla...

DETAJET/Vjedhja e 5 mijë eurove , rrahja e prindërve të Çiçës, zanafilla e vrasjeve

94
0
Shares

Ervis Imeri, i akuzuar për vjedhje me armë në bashkëpunim në banesën e prindërve të Elton Çiçës, do të përballet me drejtësinë. Prokuroria e Gjirokastrës ka dërguar për gjykim para pak kohësh dosjen penale ndaj tij, pasi rezulton nga hetimi se ai ka qenë organizator i vjedhjes në shtëpinë e Elton Çiçës.
Kjo ngjarje, sipas Policisë dhe Prokurorisë, u bë shkak për një serial të përgjakshëm atentatesh e vrasjes në Gjirokastër, Tiranë dhe Durrës, pasi Elton Çiça (tashmë i vrarë) tentoi të hakmerrej ndaj të dyshuarve për grabitjen në banesën e prindërve të tij.

Sipas akuzës, më 30.03.2015, në qytetin e Tepelenës disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e prindërve të shtetasit Elton Çiça dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tyre, u kanë vjedhur një sasi prej 5000 eurosh dhe janë larguar.
Prokuroria e Gjirokastrës ka arritur në përfundimin se vjedhja është realizuar nga një autor i njohur, Robert Rama, si edhe nga dy persona të tjerë, për të cilët po punohet ende për ta identifikuar. Robert Rama nga Laçi mbeti i vdekur pak kohë pas vjedhjes, në një atentat që u krye ndaj tij në Durrës.
Nga hetimi ka rezultuar se ka qenë pikërisht shtetasi Ervis Imeri, i cili ka marrë nga qyteti i Tiranës për në Tepelenë, në banesën e shtetasit Elton Çiça, një ndër autorët e ngjarjes, shtetasin Robert Rama, me qëllim që ky i fundit të studionte nga afër banesën ku do të kryhej vjedhja bën me dije Prokuroria.
Sipas saj, shtetasi Ervis Imeri ka pasur dijeni të plotë në lidhje me gjendjen e një shume të madhe financiare që ka pasur i dëmtuari Elton Çiça, i cili përveç të tjerash, dispononte shumë pasuri dhe u kishte dhënë hua shuma të konsiderueshme parash atij dhe vjehrrit të tij ndërtues, shtetasit R. Z.,
Prokuroria thekson se ardhja e autorit Robert Rama nga Tirana në Tepelenë pa kurrfarë interesi tjetër financiar, thjesht për të shoqëruar shokun e tij Ervis Imeri, nuk ka asnjë sens dhe nuk është aspak alibi e besueshme.
Shtetasi Ervis Imeri, siç sqarohet edhe nga deklarimi i të dëmtuarës Antoleta Çiça, u ka dhënë autorëve edhe një kopje të çelësave të tri kateve të banesës, dyert e të cilave janë hapur me këta çelësa. Ervisi është pikërisht personi që i ka montuar dyert dhe dritaret e të tria kateve të banesës së prindërve të Elton Çiçës, ku më pas ndodhi edhe grabitja bën me dije më tej Prokuroria shkruan Panorama.
Sipas hetimeve, pasi vjedhja nuk përfundoi me suksesin e shpresuar nga autorët dhe pasi automjeti i grabitësve ka mbetur në vendngjarje, bashkautori Robert Rama ka marrë në telefon Ervis Imerin për të shkuar dhe për marrë me makinë në Tepelenë me qëllim që i transportonte për në Tiranë. Prokuroria vë në dukje se nëse nuk do të ishte edhe Ervis Imeri pjesë e planit të grabitjes në banesë, atëherë autori i krimit nuk do i kërkonte ndihmë me automjet pas ngjarjes, duke e ditur se ai kishte njohje me Elton Çiçën.
Grabitja në banesën e prindërve të Elton Çiçës në Tepelenë, ndodhur më 30 mars 2015, solli një serial ngjarjesh të rënda më pas. Më 8 prill 2015, rreth orës 20:00, në Durrës është vrarë Robert Rama (i dyshuar për grabitjen në banesën e prindërve të Elton Çiçës).
Më 12.07.2015, në automjetin e markës Fiat me targa AA 021 HD, në përdorim të Ervis Imerit (që dërgohet në gjyq nga prokuroria me dyshimin e bashkëpunimit në grabitje) është vendosur një sasi prej 600 gr lëndë eksplozive (tritol) e lidhur me një telefon, e gatshme për shpërthyer; shpërthimi nuk është arritur sepse Ervisi e ka diktuar lëndën shpërthyese.
Më 07.12.2015, në Kombinat, si pasojë e shpërthimit me lëndë eksplozive është shkatërruar automjeti me targa AA 880 BX, ku brenda ishte pronari Elton Imeri, vëllai i Ervis Imerit. Nga shpërthimi, Elton Imeri është gjymtuar duke humbur një nga këmbët. Në vazhdim, më 1 maj 2016, rreth orës 22:20, në rrugën Gjin Bua Shpatiafër shkollës Emin Duraku, në mjediset e bar De Niro ka ndodhur vrasja e Elton Çiçës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY