DOKUMENTI/ Komisionerja e Vetingut, 8 vjet pa paguar dritat. Borxhi, 3 mln...

DOKUMENTI/ Komisionerja e Vetingut, 8 vjet pa paguar dritat. Borxhi, 3 mln lekë

402
0
Shares

Komisionerja e Vetingut, Suela Zhegu, rezulton se është borxhlie me mbi 3 milionë lekë të vjetra energji elektrike, të papaguara pranë OSHEE-së për periudhën 2011-2019, në një prej katër apartamenteve në pronësi të saj.

Zhegu, ish-zyrtare në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i shpëtoi shkarkimit nga detyra në vitin 2015, kur nisi fushata e largimeve nga administrata të punonjësve, të cilët rezultonin debitorë nga Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Përkundrazi, juristja Zhegu u promovua fuqishëm kur, në vitin 2017, u zgjodh një prej 12 Komisionerëve që kryejnë aktualisht vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

“Boldnews.al” ka siguruar një faturë të energjisë elektrike të muajit Shkurt 2019, të një apartamenti të regjistruar në emrin e Idi Zhegu, bashkëshort dhe bashkëpronar me 50% të kësaj pasurie të paluajtshme me Suela Zhegun, komisionere e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në këtë faturë, rezulton se Idi Zhegu (dhe Suela Zhegu) kanë një detyrim në vlerë 312 mijë lekë të reja (mbi 3 milionë lekë të vjetra).

Po sipas kësaj fature, për apartamentin e ndodhur në rr. ‘Hodo Beg” në Tiranë, detyrimi është i mbartur që prej vitit 2011. Konkretisht, në vitin 2011, detyrimi ka qenë 153 mijë lekë të reja. Deri në Shkurt 2019, këtij detyrimi i janë shtuar edhe 23 mijë lekë të reja konsum energjie elektrike.

Së bashku me kamatë-vonesat, detyrimi i Idi dhe Suela Zhegut arrin në rreth 3.2 milionë lekë të vjetra në fillim të vitit 2019.

Akulimi i kwsaj shume përkon pikërisht me fushatën agresive të ndjekur nga qeveria e Edi Ramës për detyrimin e debitorëve të shlyenin faturat e dritave.

Në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, mbi 650 punonjës të administratës publike u larguan nga detyrat e tyre, për shkak se rezultonin debitorë të energjisë elektrike.

Të shkarkuarit ishin nga të gjithë degët e institucioneve publike, përfshirë edhe në administratën e lartë shtetërore.

Pjesa më e madhe e të larguarve për mos-pagim të energjisë elektrike ishin punonjës të administratës së burgjeve, tatimore, doganore, të vetë OSHEE-së, në arsim e shëndetësi.

Në bazë të një vendimi të posaçëm të Këshillit të Ministrave të Dhjetorit 2014, rreth 90 mijë punonjës të administratës u detyruan që të dorëzonin pranë sektorëve të Burimeve Njerëzore librezat e energjisë elektrike.

Në rastet e konstatuara me detyrime të mbartura për energjinë elektrike, titullarët e institucioneve kanë urdhëruar menjëherë ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.

Avokati i Popullit i asaj kohe, Igli Totozani, në një komunikim zyrtar, konstatonte largimin nga detyra të rreth 650 punonjësve për shkak të debive pranë Operatorit të Energjisë Elektrike. Ndërkohë, kjo shifër ishte edhe më e lartë.

Por, siç rezulton nga të dhënat zyrtare, vala e shkarkimeve nuk e ka prekur komisioneren aktuale të Vetingut, Suela Zhegu.

Në bazë të biografisë profesionale, të publikuar në faqen e Komisionit të Vetingut, Zhegu rezulton se ajo “ka një eksperiencë prej 21 vitesh pa ndërprerje brenda sistemit të drejtësisë”.

Pra, edhe në periudhën 2014-2015, kur nisi fushata qeveritare për largimet nga detyra për shkak të mos-pagimit të faturave të energjisë elektrike, Suela Zhegu ka qenë zyrtare publike.

Në këtë mënyrë, ajo, ashtu si shumë punonjës të tjerë të administratës, duhej të ishte shkarkuar nga detyra për shkak të detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike. Por nuk ka ndodhur kështu me Suela Zhegun.

Ajo, megjithëse vijonte të shtonte detyrimet tek OSHEE, u zgjodh në vitin 2017 si një prej 12 njerëzve që do të pastrojnë sistemin e drejtësisë./boldnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY