Marreveshja me Kanadane, perfitojne 60 mije shqiptare

Marreveshja me Kanadane, perfitojne 60 mije shqiptare

137
0
Shares

Një lajm i mirë për gjithë shqiptarët që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Kanada.

Një marreveshje e nënshkruar së fundi mes ambasadorit tonë atje, Ermal Muça dhe Ministres se Punëve të Jashtme te Kanadase, Chrystia Freeland, i jep zgjidhje problemit te njohjes se kontributeve.

Lajmin e ka bere me dije me nje postim ne Facebook, vete ministrja e Kanadase, duke postuar edhe fotot gjate firmosjes.

“Marrëveshja për sigurimin social që nënshkrova sot me Ermal Muçën, ambasadorin e Shqipërisë në Kanada, do të ndihmojë kanadezët dhe shqiptarët që jetojnë në të dy vendet të kenë qasje më të mirë në pensionet e tyre”- shkruan ajo.

Marreveshja e firmosur, nga e cila pritet te perfitojne rreth 60 mije shqiptare, ka synim shmangien e mbulimit të dyfishtë për të njëjtën përiudhë dhe bashkimi i periudhave të sigurimit të realizuara në dy vendet.

Pas kesaj, nuk do te kete asnje dite kontribut te humbur per gjithe kontribuesit ne skemen e pensioneve.

Nënshkrimi përfundimtar i kësaj marrëveshjeje erdhi pas një periudhe të gjatë negociatash për njohjen reciproke të skemave të sigurimeve shoqërore dhe hartimit të marrëveshjeve administrative, duke nisur që prej vitit 2013.gt

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY