Deklarata e parë për mediat, Patozi nga selia: Bindja demokratike do të...

Deklarata e parë për mediat, Patozi nga selia: Bindja demokratike do të marrë pjesë në zgjedhje

164
0
Shares

Kjo ka qënë deklarata e parë për mediat e Astrit Patozit, pas themelimit të partisë Bindja Demokratike.

Në deklaratën për mediat nga selia, ai është shprehur se subjekti politik që ai drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

I bindur që pjesëmarrja është zgjidhja dhe jo bojkotimi i zgjedhjeve. Ne do të bëjmë betejë frontale në 30 qershor përballë çdo kandidati socialist, pasi mendojmë që kjo është rruga e duhur për të rrëzuar Edi Ramën“, u shpreh ai.

Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike tha se partia që ai përfaqëson zotohet se:

  1. Do të mbështesë të gjithë kandidatët e pavarur që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
  2. Do të mbështesë pa asnjë rezervë dhe nuk do të rivalizojë kandidatët e partive të djathta që kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje përballë kandidatëve socialistë.

Sipas Patozit kjo nismë e partisë së tij është ndërmarrë për të mos lejuar ndarjen e votës apo çarjen e saj, ndërsa theksoi se Bindja Demokratike nuk do të presë asgjë në këmbim prej këtyre kandidatëve.

Ndërkohë Patozi ka deklaruar nga selia e kësaj partie se nuk do të sulmojë, intimidojë apo etiketojë asnjëherë mediat të cilat do t’i shihen si aleatë në nismën e Bindjes Demokratike dhe gjithashtu nuk do të ndikojë në atë që e quajti blerjen “e zërit apo heshtjes së tij”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY