Skandalizohet investitori i huaj: Takova një ministër shqiptar, ishte “out” fare

Skandalizohet investitori i huaj: Takova një ministër shqiptar, ishte “out” fare

115
0
Shares

Më 6 dhjetor, senati italian pritet të miratojë ligjin e ri që ndalon kompanitë italiane të Call Center-va që të transferojnë aksionet e tyre jashtë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Sipërmarrësi italian në Shqipëri Roberto Caparrotta i ftuar në “Ekopolitikë”, në TV në “Ora Neës” tha se qëllimi i ligjit është që të tërheqë kompanitë Call Center në Itali dhe se nga kjo do të humbasin edhe kompanitë shqiptare.
Sipërmarrësi italian tha se do të shkonte në Bullgari ose Rumani, ndërsa në Itali nuk mund të kthehej për shkak të taksave të larta.
Sipërmarrësi italian në Shqipëri Roberto Caparrotta tha gjithashtu se kishte takuar një ministër dhe ai ishte “out” në lidhje me ligjin italian për Call Center-at, që sipas tij do të ketë pasoja të mëdha në Shqipëri.

Pyetjes së gazetares Aurora Sulçe se si kishin reaguar institucionet shqiptare, Caparrotta u përgjigj…

Janë 5 muaj që diskutohet ky ligj. Unë e kam takuar një ministër. Nuk po e them me emër. E pyeta; ka një reagim, jeni interesuar për këtë çështje? Ishte “out” fare. “Për çfarë bëhet fjalë?! Çne unë me ligjin italian?!”


Gazetarja Aurora Sulçe e ndërpret: Varet çfarë ministri ke takuar…


Roberto Caparrotta: Ministri i duhur, mos u bëj merak. Nuk flas kot. Unë u habita.


Roberto Caparrotta: Janë 847 call center-a në Shqipëri dhe janë 25 mijë të rinj, jam habitur pse ka kaq indiferencë nga institucionet shqiptare. Mbas miratimit të ligjit nuk thotë se do të mbyllen Call Center-at. Rregullat që janë vendosur shumë shtrënguese, normalisht do të ulet rendimenti. Detyrohet që një operator kur merr klientin dhe deklaron se nga vjen telefonata. Është shumë e vështirë për një italian që të bëjë një kontratë nga Shqipëria dhe normalisht garancia ligjore dhe besimi, automatikisht shitjet bien.
Do të bllokohen të dhënat personale. Ligji i bllokon. Është vendosur që nuk mund të përdorësh listat telefonike pa konsensusin e klientit.
Ky nuk është vetëm për ata që do të vijnë, por edhe ata që punojnë. Nuk është vetëm për italianët, por edhe për shqiptarët pasi ata kanë kontrata me kompanitë italiane. Gjobat shumë të larta që shkojnë deri në 150 mijë euro. Interesi i qeverisë italiane është që të mbyllen në Shqipëri dhe të kthehen në Itali.


Aurora Sulçe: Në rast se ju nuk ktheheni në Itali, një ndër alternativat është Rumania. Do ndodhi?


Roberto Caparrotta: Absolutisht po! Në Rumani, në Bullgari. Pasojat më të mëdha do t’i ketë Shqipëria.

roberto caparrotta

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY