Monika Kryemadhi takim me Bashën në selinë e LSI, ç’pritet të diskutohet

Monika Kryemadhi takim me Bashën në selinë e LSI, ç’pritet të diskutohet

298
0
Shares

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi mësohet se është duke zhvilluar kete mengjes një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi sapo ka nisur dhe po zhvillohet në selinë e LSI, ndërsa priten detaje.

Ky takim mendohet se ka ardhur lidhur me krizën politike të krijuar prej muajsh në vend, teksa opozita e bashkuar ka deklaruar se nuk hyn në zgjedhjet e 30 qershorit me Ramën kryeministër dhe pa krijimin e një qeverie tranzitore.

Ndërkohë pesë aleatët e PD, kryetarët e PR, LZHK, PAA, PBDNJ dhe PDK zhvilluan një takim me Ilir Metën në zyrën e presidentit. Ata kërkojnë organizimin e një tryeze opozitë-mazhorancë për t’i dhënë zgjidhjes së krizës, që do të mundësojë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Nga ana tjetër, Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY