Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital, çfarë po ndodh me ish-kryeministrin

Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital, çfarë po ndodh me ish-kryeministrin

109
0
Shares

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, mëngjesin e sotëm është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano pasi rezultoi me dhimbje në veshka.

Udhëheqësi i “Forza Italia” arriti në spital në periferi lindore të Milanos direkt nga banesa e tij në Arcore me ambulancë. Mediat nuk shkruajnë detaje të reja, pasi objekti i kujdesit shëndetësor kërkoi të ruante privatesine e ish-kryeministrit.

Sapo të kryhen kontrollet normale, ai ka premtuar të jetë i pranishëm në aktivitetin e Forza Italia të caktuar për këtë pasdite me kandidatët për zgjedhjet evropiane”, tha zëdhënësi në një mesazh Whatsapp.

Nuk është hera e parë që ish-kryeministri përfundon në spital me urgjencë, pasi kohët e fundit ai iu nënshtrua një operacioni dhe më pas u shtrua në spital për disa ditë për një sërë testesh rutinë që Berluskoni i nënshtrohet rregullisht.

Në 2016 u shtrua në spital për shkak të një ndërlikimi që pati në zemër.

Por, ajo që shqetëson udhëheqësit e Forza Italia në këto momente, nuk është vetëm gjendja shëndetësore e Silvio Berlusconit, por edhe vazhdimi i fushatës zgjedhore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY