FOTO/Zgjedhjet e 30 qershorit, PS nënshkruan koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”

FOTO/Zgjedhjet e 30 qershorit, PS nënshkruan koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”

254
0
Shares

Partia Socialiste ka firmosur këtë të martë koalicionin me partitë aleate për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, në kodin zgjedhor është data 1 maji, por për shkak se kjo ditë është pushim, është shtyrë me një ditë.

Në dokument thuhet se partitë nënshkruese të këtij dokumente formojnë me vullnet të plotë politik Koalicionin Zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe se objektivi i Koalicionit është fitorja e zgjedhjeve administrative të 30 qershorit 2019.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” konsideron zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si objektiv parësor të procesit të votimeve për organet e pushtetit vendor në 30 qershor 2019. Anëtarët e këtij Koalicioni jo vetëm garantojnë përkushtimin ndaj këtij qëllimi të partive që janë pjesë e këtij bashkëpunimi, por i bëjnë thirrje çdo subjekti politik, brenda dhe jashtë garës ti shërbejnë këtij objektivi kombëtar”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY