Burri pranon se vrau gruan, policia me informacione zyrtare: Si ndodhi krimi...

Burri pranon se vrau gruan, policia me informacione zyrtare: Si ndodhi krimi në familje

186
0
Shares
Gruaja e vrare

Zyrtarisht policia ka dhënë versionin sesi ndodhi ngjarja e rëndë në Memaliaj ditën e sotme, ku  mbeti viktimë një tjetër grua.

Më herët dyshohej se 53-vjeçarja ishte vrarë nga burri (kliko këtu), ndërsa tani ai ka pranuar krimin në polici ku është marrë në pyetje pas ngjarjes së rëndë.

“E vrava unë. Debatuam, nuk durova dhe e qëllova. Nuk doja të vdiste”,– ka thënë 63-vjeçari.

Gruaja u gjet pa jetë në banesën e saj dhe me shenja dhune në kokë dhe trup. Pikërisht këto shenja ngjallën dhe dyshimet e policisë e cila ka marrë në pyetje bashkëshortin e saj dhe ka zbardhur ngjarjen.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Pas njoftimit të marrë se shtetasja A.H., banuese në fshatin Vagalat, Bashkia Memaliaj, u gjet nga familjarët e pajetë në banesë, me dëmtime në kokë, menjëherë u ngrit grupi hetimor ku në bashkëpunim Prokurorinë kryen veprimet e para procedurale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër bënë arrestimi në flagrancë të shtetasit S.H., 63 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen A.H., 53 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY