“Ideja e Ramës, Vuçiç-it dhe Thaçit u varros në Berlin”, Pollo: Faleminderit...

“Ideja e Ramës, Vuçiç-it dhe Thaçit u varros në Berlin”, Pollo: Faleminderit Merkel dhe Macron…

91
0
Shares

Genc Pollo ka nxjerrë një konkluzion të qartë pas takimit të liderëve të Ballkanit në Berlin.

Pollo shkruan se Merkel dhe Macron “varrosën” idenë antieuropiane të ndryshimit të kufijve.

Pollo shton se nga ky takim ka dhe lajme të këqija, si ajo e shtyrjes së negociatave.

REAGIMI I PLOTE

Samiti i Berlinit pati një konkluzion të qartë: Bashkimi Europian me një zë unik, të qartë e të fortë refuzon ndryshimin e kufijve në Ballkan, përkatësisht copëtimin e Kosovës. Kjo ide antieuropiane e luftënxitëse e Ramës, Thaçit e Vuçiçit u varros në Berlin. Faleminderit kancelares Merkel por edhe Presidentit Macron që marrin përgjegjësi për të korrigjuar papërgjegjshmëritë e treshes ballkanike.

Por edhe konfirmimi i një lajmi të keq: nuk ka vendim për negociata në qershor për shkak të korrupsionit e krimit në Shqipëri. Rama tërheq pas vetes edhe Zaevin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY