“Badigardi i Ramës u bë shef rendi” ish-deputeti nxjerr fotot: Dhunoi në...

“Badigardi i Ramës u bë shef rendi” ish-deputeti nxjerr fotot: Dhunoi në protestën e Elbasanit

597
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar  disa foto me anë të së cilave provon sesi bëhen emërimet në qeveri.

Sipas ish-deputetit, bodigardi i kryeministrit Rama është emëruar shef i ri i Rendit në Elbasan.

Duke i publikuar dhe emrin, Boçi vijon duke thënë se kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për vota.

REAGIMI I ISH-DEPUTETIT

BADIGARDI I RAMËS QË U BĒ SHEF
Dhunuesi më aktiv në protestën për ardhjen e Ramës në Elbasan, ishte shefi i ri i rendit.
I armatosur dhe me sjellje prej cubi, ai bërtiste dhe godiste këdo.
Kjo gjë shkaktoi një valë reagimesh aty, por dhe më pas në rrjet.
Po cili është ky personazh?
Është ARMAND MUÇA.
Për një kohë të gjatë ka qenë badigard i vetë Edi Ramës.
Pozon me armatim të rëndë dhe shpërndan faqet e Ramës.
E ç’pritet nga ky tipi?
Ka ardhur në Elbasan me mision.
Për protestat, por dhe për zgjedhjet që janë tek dera.
Kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për votat.
Sejmenët i janë turrur qytetarëve dhe zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY