Vetëm në tre ditët e fundit 2 ton drogë janë kapur nga policia greke dhe italiane ka thënë Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat nga selia e PD.
Vetëm Rama nuk po e kupton realitetin e drogës shqiptare që ka pushtuar Europën ka thënë ai më tej teksa mediat italiane, greke, gjermane dhe BBC kanë dhënë alarmin për drogën .
Droga po inkriminon përvecse qeverinë por edhe shoqërinë shqiptare ka theksuar nga PD Alibeaj.
“Kanabisi po shkatërron imazhin e vendit dhe Rama është kumbari i saj” përfundoi ai.





