Ndërron jetë i dënuari në burgun e Tepelenës, dyshimet e para

Ndërron jetë i dënuari në burgun e Tepelenës, dyshimet e para

122
0
Shares

Një i burgosur në burgun e Tepelenës ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Bëhet fjalë për Artur Zhupa. 50-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa ishte arrestuar në verën e vitit të kaluar, pasi akuzohej se kishte përndjekur një grua.

Pavarësisht tentativës së stafit të burgut për ta dërguar me shpejtësi në spital Zhupën, i dënuari ka ndërruar jetë.

Zhupa ishte ndaluar nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër pas kallzimit të kryer nga D.Xh, sepse për një periudhë kohore më shume se dy mujore, ka përndjekur dhe tentuar të vjedhë karburant nga automjeti i saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY