Sarandë, përleshen me thika nxënësit e shkollës, një i plagosur

Sarandë, përleshen me thika nxënësit e shkollës, një i plagosur

58
0
Shares

Një tjetër grindje nxënësish ka ndodhur në një tjetër shkollë.
Këtë herë, protagonistët janë nxënës të shkollës “Antoni Athanas”, dhe të shkollës së mesme Ekonomike në Sarandë.
Për motive dhe rrethana ende të pazbardhura, nxënësi 16-vjeçar A. D., i shkollës “Antoni Athanas”, është grindur dhe ka plagosur me thikë nxënësin 18-vjeçar D. K., të shkollës së mesme Ekonomike. Mësohet se i dëmtuari ka marrë një plagë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila pas njoftimit shkoi në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY