I thyen makinën dhe i vodhën pasaportat, këngëtari shqiptar zbulon kush i...

I thyen makinën dhe i vodhën pasaportat, këngëtari shqiptar zbulon kush i ndihmoi në Greqi

97
0
Shares

Vizita e këngëtarëve Alban dhe Beatrix Ramosaj në Greqi për pushimet e Pashkëve rezultoi ndër udhëtimet më të këqija që kanë përjetuar.

Artistët ishin në Selanik kur i thyen makinën dhe i vodhën gjëra me vlerë, ndërkohë që policia po neglizhonte telefonatat e tyre. Kjo gjë i zemëroi shumë artistët, të cilët treguan në rrjete sociale eksperiencën e tyre.

Një ditë pas ndodhisë, këngëtari Alban Ramosaj u kontaktua nga “Blitz.al” ku tregoi se si vijoi dita për ta dhe zbuloi kush i erdhi në ndihmë.

“Falë Zotit nuk ka ndodhur diçka më e rëndë e jemi shëndoshë e mirë. Ironikisht kaluam mjaft mirë, pavarësisht grabitjes (qesh). E vetmja gjë që më ngacmon kuriozitetin është pse pasaportat? Dhe në ç’formë mund të keqpërdoren? Policia na tregoi që në të njëjtën natë rreth 8 makina të tjera ishin grabitur dhe vetëm pasaportat ishin vjedhur. Uroj të jetë mbyllur me kaq dhe të mos ketë vazhdim ky episod”, u shpreh Albani.

Ndërsa vonesat e policisë, Albani i justifikoi duke përmendur pushimet e Pashkëve. Ndër të tjera, ai zbuloi se ndihmën më të madhe e kishin marrë nga Anjeza Lilollari.

“Duke qenë se u gjendëm në Selanik në periudhë festive dhe pushimi, autoritetet përkatëse duket se mundoheshin të rrinin në shpirtin e festës. Ky ishte dhe shkaku i neglizhencës dhe reagimit të ngadaltë ndaj telefonatave dhe vizitave në rajone policore të ndryshme. Nuk u vëmë faj, të gjithëve na pëlqejnë ditët e pushimit. Falë zotit nuk ishte aksident rasti ynë se kushedi si do përfundonte situata. Një falenderim të veçantë për zonjushë Anjeza Lilollarin, të konsullatës shqiptare që pavarësisht se në ditë pushimi, na u gjend e gatshme për çdo gjë. Rroftë Gjaku Shqiptar! Gëzuar Pashkët dhe kini kujdes në aventurat tuaja”, përfundoi këngëtari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY