Takimi me Merkel/ Kujt i duhet besuar Ramës apo Cakajt?

Takimi me Merkel/ Kujt i duhet besuar Ramës apo Cakajt?

117
0
Shares

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili së bashku me Elisa Spiropalin kanë qenë dy nga shoqëruesit e kryeministrit në takimin me kancelaren Merkel, është treguar super entuziast për hapjen e negociatave. Sipas Cakajt, Merkel ka shprehur mbështetje absolute për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania”, ka shkruar ai me nota hiper optimiste. Por, po të krahasohet deklarata e tij me atë të Ramës, pas takimit, ndryshimi që vihet re është i madh.

Lapsi.al i ka krahasuar ato i nisur edhe nga komentet e shtypit Gjerman që theksuan një ditë më parë se vetëm maqedonia pas marrëveshjes së emrit me Greqinë , e meritonte ta hidhte këtë hap.

Ja se ç’shkruan njoftimi i kryeministrisë: “Ne kete takim u diskutua mbi ecurine e reformes ne drejtesi dhe procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe per pritshmerite e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj. Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren per vemendjen e vazhdueshme dhe mbeshtetjen qe Gjermania ka dhene per te shtyre me tej rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian”.

Pra ngrihet një pyetje: nëse sikurse thotë miinistri nga Prishtina “Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE” a nuk do të theksohej kjo me forcë edhe në njoftimin për shtyp të kryeministrisë.

Deri sa selia e shefit të qeverisë nuk e ka bërë këtë ndrihen dy dyshime: Ose me mungesën e tin të përvojës Gent Caka nuk ka kuptuar asgjë, ose në të kundërt edhe njëherë Rama po e përdor mëkëmbësin e tij për motive propagandistike ashtu sikurse bëri me luftën kundër nepotizmit në diplomaci, apo me targat e konsujve të nderit./lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY