Pak para takimit në Berlin Rama thyen heshtjen: Ja çfarë do t’i...

Pak para takimit në Berlin Rama thyen heshtjen: Ja çfarë do t’i kërkoj Merkelit

141
0
Shares

Kryeministri Edi Rama pritet të takojë kancelaren Angela Merkel në një takim të shkurtër, pjesë e axhendës së Samitit në Berlin.

Në një intervistë për Top Channel, Rama ka zbuluar se çfarë do ti kërkojë kancelares, ndërsa thekson se do të flitet për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Rama pritet të kërkojë mbështetje për çeljen e negociatave për antarësim.Por, pak më herët, ne raportuam, duke iu referuar burimeve nga  DW, se Franca kishte dhënë ultimatum që çështja e integrimit të mos zihej në gojë gjatë Samitit.

Nga ana tjetër, Merkel dëshiron të japë një sinjal në drejtim të dy vendeve që janë në pritje të çeljes së negociatave, si  Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, por është ende dilemë se çfarë pritet të ndodhë.

Pjesë nga Intervista e Ramës:

Muhamed Veliu: Çfarë do t’i kërkoni kancelares Merkel dhe presidentit Macron?
Edi Rama: Më lejoni t’ua them pas takimit. Por, sigurisht që për sa na takon do të fokusohemi tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe padyshim tek domosdoshmëria për afirmuar se Shqipëria meriton të hedhë hapin e madh dhe të shumëpritur të negociatave për anëtarësim.

Muhamed Veliu: Nëse shikojmë axhendën, duket sikur i gjithë fokusi është Kosova, po çështjet e tjera a do të diskutohen?
Edi Rama: Në fakt, të gjitha çështjet janë të përfshira, por ka edhe një sesion të veçantë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni ynë ka qenë dhe mbetet shumë i qartë. Ne inkurajojmë dialogun dhe do të mbështesim pa rezervë një marrëveshje që ka mbështetjen e plotë të autoriteteve dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës. Si dhe mbështetjen dhe garancinë e SHBA dhe BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY