Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur Bulqizë në aksin rrugor mes qytetit të vjetër dhe qytetit të ri. Policia lokale bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Lagjen e Re me atë të vjetrën të qytetit të Bulqizës, ku një makinë Benz me targa AA 690 HY ka dalë nga rruga duke përfunduar në livadh.
Automjet tip Benz, i drejtuar nga 19-vjeçari Aurel H., devijoi nga rruga për të shmangur një fëmijë që i preu rrugën.
Për pasojë, ai ka përplasur katër këmbësorë të tjerë që ecnin në trotuar, U. H., K. J., dhe E. B., nga 11 vjeç (të tria vajza) si dhe 31-vjeçarin S. SH.
Të katër të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është dërguar në spital në Bulqizë për ndihmë mjekësore edhe drejtuesi i mjetit, edhe ky jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve që po kalonin përgjatë këtij segmenti, ku dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia ku dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e personave nga makina.
Policia ka nisur hetimet zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht mendohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit. Drejtuesi i mjetit pas ndihmës mjekësore, do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/