Samiti i Berlinit, Berisha zbërthen takimin: Ja kush është “patatja e nxehtë”

Samiti i Berlinit, Berisha zbërthen takimin: Ja kush është “patatja e nxehtë”

230
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar Samitin që do të mbahet sot në Berlin mes vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha përpos Shqipërisë, ndalet dhe tek çështja e Kosovës, ku për të liston 2 probleme pse marrëveshja me Serbinë nuk arrihet.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në rrjetet sociale:

Sot ne Berlin nje samit shume i rendesishem!

Te dashur miq, sot me ftese te dy liderve me kryesor te Bashkimit Europian, Kancelares gjermane Angjela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron mblidhet Samiti i Berlinit kushtuar vendeve te Ballkanit Perendimor.

Çeshtje kryesore qe do trajtohen ne samit jane:
– integrimi i ketyre vendeve ne BE,
– marredheniet Kosove – Serbi

Pra per ne shqiptaret ne dy vendet tona samiti i Berlinit eshte i nje rendesie te madhe.

Le te shpresojme ne vendim pozitiv per hapjen e negociatave me Shqiperine pavaresisht se Shqiperia krahasuar me vjet nuk ka plotesuar asnje nga kushtet e kerkuara madje ka perkeqesim. Shqiperia shkon aty si vendi i pare ne Europe per azilkerkues, si vendi i katert ne bote me shprese vrare, nga i cili mbi 69% e qytetareve duan te largohen, si vendi qender operacionale e organizatave kriminale ne Europe Ameriken e Veriut dhe te Jugut, Lindjen e Mesme, shkon si narkoshtet, Kolumbi e Europes, si vendi i vetem per te cilin parlamenti i nje vendi anetar te BE ka votuar per rivendosjen e vizave.

Por me Edi Ramen kushtet nuk mund te plotesohen. Vetem opozita do mund ti plotesoje ato.

Gjithashtu le te shpresojme vendimin per heqjen e vizave per Kosoven, e cilla prej kohesh i ka plotesuar standartet per heqjen e tyre.

Patatja e nxehte e Samitit eshte marreveshja Kosove – Serbi.
Lidhur me kete marreveshje dy jane pengesat madhore te saj.

Se pari, marreveshja e fshehte per coptimin e Kosoves dhe krijimin e Serbise se madhe e arritur nga argatet e Beogradit ne Tirane dhe Prishtine me patronin e tyre Presidentin serbomadh Vuçiç.
Se dyti, shqiptaret e Kosoves perfaqesohen ne Samit defacto nga dy delegacione. Delegacioni i argatit te Beogradit, i cili, si peng i ketij te fundit, projektin e Serbise se Madhe e paraqet si projekt te Prishtines. Ne krah te tij qendron i palkundur Zografi bis i Tiranes.
Delegacioni i kreut te ekzekutivit te Kosoves qe kundershton projektin e Serbise se Madhe dhe qe per te paralizuar marreveshjen e fshehte te krijimit te saj ne kurriz te territoreve te Kosoves ka vendosur taksen antiargat duke krijuar nje problem te vertet me komunitetin nderkombetar.

Pra mbeshtetesit e projekti te Serbise se Madhe ne kete Samit jane serbomadhi Vuçiç dhe argatet e tij ne Prishtine dhe Tirane. Sigurisht keta nuk do te arrijne te imponojne projektin e tyre ogurzi por do bejne gjithçka per sabotimin dhe mos suksesin e Samitit ne kete çeshtje madhore.

Sidoqofte miq, ti urojme Samitit suksese dhe te shpresojme per me te miren! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY