Vrasja e vëllezërve Bilali, vendimi për të arrestuarit, çfarë deklaruan në Gjykatë

Vrasja e vëllezërve Bilali, vendimi për të arrestuarit, çfarë deklaruan në Gjykatë

139
0
Shares

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë në “arrest me burg”Arsen Stojkun dhe Mislim Ramën, dy të rinjtë e dyshuar si bashkëpunëtorë të vrasjes së vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.

Në seancën më vlerësimin e masës së sigurisë, mësohet se të arrestuarit kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Mbërritja dhe largimi i tyre nga gjykata u bë nën masa të rrepta policie.

Arrestimi i tyre është bërë një ditë më parë, në një operacion të zhvilluar nga forcat RENEA.

Arsen Stojku dhe Myslim Rama janë dy nga katër personat e dyshuar. Sakaq, Ibrahim Lici, 26 vjeç, është i dyshuari kryesor për ngjarjen. Ai është një personazh i njohur për policinë.

Arsen Stojku dhe Myslim Rama nuk janë persona të dënuar më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY