Organizonte lojëra fati në lokal, pranga pronarit në Durrës

Organizonte lojëra fati në lokal, pranga pronarit në Durrës

117
0
Shares

Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar në qytetin e Durrësit.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, shtetasi i arrestuar A.M, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në ambientet e një lokali, i cili ishte në pronësi të tij.

Policia vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Procedohet penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi A.M., 31 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, sepse në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.  Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Digjital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY